Kim Kardashian tërhoqi përsëri vëmendjen e publikut me pamjen e saj, por jo në një mënyrë tjetër pozitive. Me zgjedhjen e saj, ajo ishte objekt i shumë kritikave
Ajo i befasoi të gjithë kur eci rrugëve të Nju Jorkut, e veshur me lëkurë nga koka tek këmbët. Në këmbët e saj mbante çizme të zeza prej lëkure me taka, pantallona të zeza prej lëkure, një bluzë të zezë prej lëkure dhe mbi të një pallto të zezë prej lëkure, transmrton FrontOnline. Megjithatë, vëmendja më e madhe u tërhoq nga maska e zezë, gjithashtu, prej lëkure mbi fytyrën e saj, nga e cila dilte vetëm një bisht i gjatë i hekurosur.
Ajo gjithashtu postoi një fotografi të veshjes në profilin e saj në Instagram, ku tmerroi shumë fansa. “Çfarë dreqin është kjo?”, “A jeni mirë? Po pyes seriozisht”, “Kjo quhet modë?”, janë vetëm disa nga komentet.
E veshur me këtë veshje të pazakontë sadomazokiste, ajo u regjistrua në hotelin Ric-Carlton në Nju Jork./FrontOnline/