×
  • Lajme
  • Lajme

    A janë të realizueshme premtimet e fushatës të partive politike?

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Partitë politike kanë filluar para fushatën zgjedhore. Përveç fjalive të gjata, kandidatët për kryeministër kanë filluar të japin edhe premtimet e tyre, për qytetarët e vendit nëse ata vijnë në pushtet, e nëse të tjerët e vazhdojnë pushtetin.

    Lëvizja Vetëvendosje e cila tashmë ka nën udhëheqje Qeverinë e vendit, është ajo e para që e ka nis fushatën me premtimin për rritje pagash prej 55 e 100 euro për punonjësit e sektorit publik.

    Kryeministri Kurti, ka deklaruar se nga janari punonjësit e sektorit publik do të kenë rritje të pagës prej 55 euro, derisa nga korriku do të kenë rritje prej 100 euro.

    E pas kësaj, edhe partitë opozitare kanë filluar ta rrisin dozën e premtimit para përkrahësve të tyre.

    Kandidati i PDK-së, Bedi Hamza, ka thënë se nuk do të ketë pension nën 200 euro, derisa ka premtuar edhe rritje të pagave nëse ai bëhet kryeministër. Se do të ketë rritje të pagave me qeverinë e tij nëse bëhet kryeministër, e ka thënë edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka premtuar rritje të koeficientit prej 150 euro.

    Pak më ndryshe po premton lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se me të kryeministër, Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s.

     

    VV: Opozita po bën premtimet sepse e di që s’vijnë në Qeveri

    Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, për FrontOnline, thotë se opozita po jep premtime dhe e kanë hapur zemrën pasi që, sipas saj, ata e dijne që nuk do të qeverisin me vendin.

    ‘’Opozita është bërë zemërgjerë dhe dorëlirë sepse e dijnë se nuk do të qeverisin me vendin dhe për këtë arsye bëjnë premtime të tilla. E dijnë që nuk kanë qeverisë dhe për këtë po japin premtime’’ thotë ajo.

    Ajo thotë se viti 2023 ishte rekord për investime kapitale, derisa thotë se do të ketë investime kapitale edhe më shumë.

    ‘’Viti 2023 kishte rekord të investimeve kapitale, 556 milion euro. shikoni pasqyrat financiare, ndërsa në vitin 2024 do të jenë edhe më të larta investimet kapitale’’ thotë ajo.

    Tishukaj, shprehet e bindur se investimet e Qeverisë asnjëherë nuk kanë munguar.

    ‘’Investimet asnjë herë nuk kanë munguar. I kemi zotim edhe 200 milionë euro nga Ministria e Kulturës dhe Sportit sepse jemi zotu me i mbajte lojërat mesdhetare. Këto s’janë premtime, por janë bërë në bazë të hyrave buxhetore’’ u shpreh ajo.

     

     

    Deputetja e AAK-së: Kurti ka gënjyer, nuk do ta ketë më këtë fat, me 9 shkurt e merr përgjigjen

    Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline, thotë se para se të jepen premtime parazgjedhore, Qeveria do të duhej të i përmbushte ato që i ka dhënë më parë.

    ‘’Do te ishte mirë të kryhen fillimisht ato që janë bërë para se me ardhë në pushtet e të cilat nuk janë realizuar dhe ka bajagi shumë e lë më që të realizohen këto paraelektorale’’ tha ajo.

    Për të, Kurti ka manipuluar me popullin dhe tashmë sovrani e di kush është ai.

    ‘’Por edhe nëse ndodhë diçka e tillë, populli tashmë e ka kuptuar se kush është Albin Kurti dhe sa shumë është në gjendje me gënjy e mashtru veç me marr pushtetin’’ shprehet Bytyqi.

    Deputetja e AAK-së, thotë se nuk beson se kryeministri Kurti do ta ketë fatin për t’u bërë sërish kryeministër.

    ‘’Nuk besoj më se do ta ketë atë fat sepse mosbesimi po vërehet dhe 9 shkurti do te jetë përgjigja’’ tha deputetja Bytyqi.

     

    Demhasaj: Premtimet e opozitës janë të mundshme, Haradinaj mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline thotë se premtimet e opozitës për ngritje të pagave dhe anëtarësimin në NATO, janë premtime që mund të realizohen por që duhen vetëm punë dhe koncentrim në to.

    ‘’Këto premtime nuk janë vështirë të realizueshme nëse punohet korrekt edhe një kokësisht punohet afër me partnerët ndërkombëtar më afër. Mendoj se është objektivi më primar që Kosova duhet me pas në vitet e ardhshme, sepse duke parë situatën në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, mendoj se Kosovës i duhet një anëtarësim i shpejtë në NATO dhe nëse Kosova e siguron pjesën e sigurisë, mendoj se kjo është një sinjal i mirë edhe për invesitorët e huj edhe për zhvillim ekonomik’’ thotë ai.

    Demhasaj, potencon se Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër e bëri Kosovën me ushtri dhe kësisoji ai mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO.

    ‘’Atë çka deklaru Haradinaj, mendoj se nuk është e pamundur, sepse z.Haradinaj edhe në të kaluarën që lidhën me çështje të sigurisë ka një lloj lidhje me ta. Ne e dijmë se Haradinaj sa ishte kryeministër, ka arritë me i bindë SHBA-në për me e themelu Ushtrinë e Kosovës, dhe me gjasë në bazë të takimeve që ka zhvilluar, me gjasë ka pasur sinjale që Kosova mundet me rrugtu drejt anëtarësimit në NATO, po ashtu edhe Abdixhiku’’ u shpreh.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore sipas tij, kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët e bizneset tash e disa ditë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri aktual, Albin Kurti po e turpëron shtetin para partnerëve ndërkombëtarë....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, ka thënë se bashkëpunimi që ai ka pasur me qytetarët e Malishevës, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.