Shumë të famshëm kanë këmbë të gjata dhe të skalitura që janë rezultat i stërvitjes, dietës, por edhe gjenetikës dhe natyrës. Kohët e fundit, aktorja hollivudiane Charlize Theron, e cila konsiderohet nga shumë si një nga gratë më të bukura sot, u shfaq në premierën e filmit “Hell Street 9” në Los Angeles. Përveç veshjes klasike dhe efektive,, të gjithë vunë re këmbët e saj të skalitura që gratë në të gjithë botën i dëshirojnë dhe burrat i fantazojnë fshehurazi. Më poshtë mund të shihni se cilat yje të Hollivudit, përveç Charlize, konsiderohen të jenë bukuroshe me këmbë të gjata.
Njëra prej tyre është edhe Jennifer Lopez, e cila njihet për këmbët e saj vitale dhe superseksi.
Hale Berry edhe pse ka hyrë në dekadën e gjashtë të jetës, ajo sikurse Jennifer vazhdon të ketë trup superseksi, e sidomos këmbët tejet vitale.
Cameron Diaz përveç bukurisë ekzotike që ka, ajo dallohet edhe për këmbët e saj të bukura dhe seksi, të cilat ajo nuk përton t’i tregoj me kreacione të ndryshme.
Edhe aktorja Gwyneth Paltrow vazhdimisht është vlerësuar për këmbët e saj super-seksi.
Sic e cekëm më herët, Charlize Theron dallohet për këmbët e saj të skalitura të cilat i dëshirojnë të gjitha femrat në mbarë botën.
Dhe aktorja e bukur Blake Lively, shumë anketa deri më tani, është shpallur si femra më këmbët më të bukura dhe më seksi në botë./FrontOnline/