Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez u filmua nga paparacët teksa bënte pazar për mobilje në Los Anxhelos me vajzën e saj Ema dhe unaza në dorën e saj ndezi thashethemet se ajo ishte fejuar me aktorin Ben Affleck.
Lopez u fotografua teksa bënte pazar dhe në dorën e majtë iu vu re një unazë e madhe diamanti. Këngëtarja nxiti më tej thashethemet për fejesë, pasi kur kuptoi se paparacët po e prisnin në dalje nga dyqani, ktheu unazën, duke fshehur anën e diamantit drejt pëllëmbës së saj.
Nëse diamanti është në të vërtetë një unazë fejese, do të përfaqësonte një tjetër fejesë për këtë çift të famshëm, të cilët rinovuan romancën e tyre në vitin 2021, pasi anuluan fejesën e tyre të parë në vitin 2004. Vetëm dy muaj më parë, Lopez ishte në një turne promovues për filmin e saj të ri Marry Me dhe foli për lidhjen e saj të rindezur të dashurisë me Ben Affleck.
Ata u ndanë 18 vite më parë sepse vëmendja mediatike ishte e tepërt për ta
Ylli i filmit i tha Ellen DeGeneres se ajo “nuk mund ta imagjinonte kurrë” të rikthehej në dashuri me Ben Affleck, por shtoi se “është një gjë e mrekullueshme”. Ajo dukej se i kishte në mendje kambanat e dasmës në atë kohë, sepse kishte veshur edhe një fustan nuseje në premierën e filmit të ri.
Lopez dhe Affleck pothuajse shkuan në altar dy dekada më parë pasi u fejuan për herë të parë. Megjithatë, ata u dorëzuan në vitin 2004 pasi vëmendja e mediave u bë shumë e madhe për çiftin.
Lopez u martua me Marc Anthony në qershor 2004, me të cilin pati dy fëmijë, binjakët Emma dhe Max, të lindur në vitin 2008. Ndërkohë, Affleck u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe pati tre fëmijë me aktoren: Violet, Seraphina dhe Samuela.
Megjithatë, Lopez dhe Affleck u dashuruan sërish në prill të 2021-shit pasi këngëtarja ndërpreu fejesën me superyllin e bejsbollit Alex Rodriguez./FrontOnline/