Këngëtarja Rita Ora së fundmi mori pjesë në një event dhe vëmendjen e publikut e tërhoqi veshja e saj – ose më saktë, një fustan zbulues.
Rita kishte veshur një fustan ngjyrë vjollce me dantella që zbulonte më shumë sesa mbulonte në festën e Critics’ Choice Awards në Hollywood dhe siç mund ta shihni nga fotot, të brendshmet dhe gjoksi i zhveshur ishin në plan të parë.
Këngëtarja e kompletoi pamjen e saj të përgjithshme me vathë të rëndë dhe grim efektiv që nxirrte në pah tiparet e saj të fytyrës./FrontOnline/