Olsi Bylyku pak kohë më parë ka festuar ditëlindjen e tij.
Në këtë rast ai ka organizuar një festë me shumë të ftuar.
Shumë fytyra publike morën pjesë por jo edhe aktori Bes Kallaku.
Sigurisht që kjo nuk shpëtoi pa u vënë re, pasi Olsi dhe Besi ishin një dyshe e pandashme, madje dhe partneret e tyre Xhensila dhe Egli ishin mikesha të mira.
Nisur nga kjo, i ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsi është pyetur për këtë raport, ku ndonëse ka hezituar të përgjigjet e është vendosur paksa në siklet ka treguar se marrëdhënia mes tyre është ftohur.