Kroati Mate Rimac së shpejti do të prezantojë Nevera-n e re dhe tani, me sa duket, ka dalë një foto e modelit të ri.
Rimac fshiu në mënyrë misterioze të gjitha postimet në Instagram, në profilin e Rimac Automobil më pak se një javë më parë dhe intrigoi më tej fansat duke publikuar një video të shkurtër me mesazhin: “Ka kaluar një stuhi e re”.
AutoExpress raporton se përfaqësuesi i Rimac la të kuptohet se diçka mund të prezantohet në javën e ardhshme në Monterey Car Week më 12 gusht.
Në Javën e Veturave të Monterey të vitit të kaluar, Rimac zbuloi modelin Nevera Time Attack me vetëm 12 njësi të planifikuara – të gjitha të shitura para se të zbuloheshin.
Deri më tani, askush nuk e ka vënë re modelin e ri Rimac në testim, ndaj duket më e mundshme që të jetë një tjetër version i Nevera.
Në vetë faqen, për shembull, në sfond janë skicat e veturës që është në foton që u zbulua nga zhvilluesit. /Telegrafi/