Atdhe Nuhiu ka konfirmuar edhe zyrtarisht se është pensionuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Sulmuesi prishtinas në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar se i ka dhënë fund aventurës me “Dardanët”, raporton FrontOnline.
Ai ka falënderuar tifozët, bashkëlojtarët dhe kryesinë e përfaqësueses për mbështetjen.
https://www.instagram.com/p/CO72SFOB9uJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dac1481b-0d6f-4903-b3af-af6b095f3eb9
Siç shkruan ai, sot “Kosova e ka një skuadër që mund të konkurrojë edhe me Anglinë, Spanjën etj.
Në 19 ndeshje me “Dardanët”, sulmuesi nga Prishtina i ka shënuar vetëm tre gola – kundër Islandës, Ishujve Faroe dhe kundër Republikës së Çekisë.
Padyshim, goli më emocional ishte ai ndaj çekve, ku Nuhiu kaloi Kosovën në epërsi 0:1 në mes të Plzenit duke i ngjallur shpresat për një kualifikim në “Euro 2020”.
Megjithatë, në fund ndeshja ishte mbyllur me rezultat 2:1 në favor të vendasve./FrontOnline/