×
  • Auto
  • Auto

    A është i rrezikshëm përdorimi i tempomatit?

    FrontOnline
    20 Janar 2023

    Tempomati mund të rrisë rrezikun e një aksidenti trafiku, edhe pse parandalon tejkalimin e kufirit të shpejtësisë, në një hulumtim të një faqe të veturave në Poloni.

    Fjala është për veturat të cilat kanë tempomatin më të vjetër. Tempomatet moderne adaptive që monitorojnë lëvizjen e automjeteve të tjera dhe mund të ngadalësojnë dhe frenojnë vetë janë një histori krejtësisht tjetër  dhe nuk ishin pjesë e këtij hulumtimi.

    Përparësitë e tempomatit janë të qarta. Ju nuk keni nevojë të mbani këmbën tuaj në pedalin e gazit pafundësisht në autostradë, kështu që mund të shtriheni dhe të ndryshoni pozicionin tuaj të ndenjës pa ndikuar në pedalin e gazit dhe as nuk keni pse të shqetësoheni për kufirin e shpejtësisë.

    Sigurisht, duhet të ndiqni shenjat e trafikut dhe të ngadalësoni shpejtësinë kur është e nevojshme.

    Pse dikush mund të mendojë se tempomati është i rrezikshëm?

    Një nga problemet kryesore është vonesa gjatë frenimit në rast frenimi të papritur/fortë.

    Vonesat ndodhin për dy arsye: pozicionin e ndryshëm të këmbës në krahasim me pedalin e frenave dhe uljen e përqendrimit.

    Si ndodh vonesa për shkak të një pozicioni të ndryshëm të këmbës?

    Sepse këmba e djathtë nuk është në pedalin e gazit dhe nuk mund të kalojë në mënyrë refleksive në pedalin e frenave në sekonda. Megjithatë, shumë shoferë pohojnë se “goditja” e pedalit të frenave në situata kritike nuk është problem për ta.

    Hulumtimi u përpoq të përcaktojë se ku e mban shoferi mesatar këmbën e djathtë kur përdor tempomatin.

    Për shumicën, thjesht nuk ka rregulla – ata lëvizin këmbën e djathtë në varësi të gjatësisë së udhëtimit, lodhjes, mpirjes së këmbës, si dhe llojit të automjetit.

    A shkakton vërtet një rënie të përqendrimit tempomati?

    Shumë pretendojnë se përdorimi i tempomatit dhe rënia e përqendrimit nuk mund të lidhen, pasi tempomati ruan vetëm shpejtësinë, ndërsa shoferi ende duhet të përqendrohet në automjete të tjera, kthesa, etj.

    Për shembull, nëse jeni në korsinë e duhur në autostradë, duhet të keni kujdes për kamionët dhe autobusët që lëvizin më ngadalë se ju. Megjithatë, në vitin 2013, në Francë u krye një test, rezultatet e të cilit treguan se tempomati ndikon në shpejtësinë e reagimit të shoferit.

    Në vend të veturave të vërteta, u përdor një simulim, ndër të tjera u monitoruan lëvizjet e syve dhe aktiviteti i trurit të shoferit. U tregua se reagojnë më ngadalë kur frenojnë në situata të ndryshme, se parakalojnë me shpejtësi më të ulët.

    U vu re gjithashtu se lëvizjet e syve dhe aktiviteti i trurit ngadalësoheshin.

    Profesori Andre Dufour, i cili drejtoi hulumtimin, ka thënë se ai nuk ishte kundër përdorimit të tempomatit, por mendonte se shoferët duhet të jenë më të kujdesshëm kur e përdorin atë.

    Tempomati është padyshim i dobishëm, megjithëse ka disa të meta, veçanërisht në situata të paparashikuara dhe në kushte të këqija moti./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto25 Korrik 2025
    Shumë pronarë veturash elektrike sot i karikojnë automjetet e tyre elektrike duke paguar direkt në stacionin e karikimit, pa qenë anëtarë apo...
    Auto24 Korrik 2025
    Teksa automjetet moderne po bëhen gjithnjë e më shumë “kompjuterë me katër rrota”, edhe shqetësimi për privatësinë e shoferëve po vjen në...
    Auto23 Korrik 2025
    General Motors hoqi dorë nga Apple CarPlay dhe tani prodhuesit e automjeteve po kundërshtojnë CarPlay Ultra, përpjekjen e fundit të Apple për...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.