Hoxha i mirënjohur drenicas, Osman Musliu ka qenë i ftuar dje në një emision televiziv në hapjen e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Ai mes të tjerash ka folur edhe ndeshjet e dyshimta në futbollin kosovar, shkruan FrontOnline.
Saktësisht, Musliu është pyetur nëse është “haram” kurdisja e ndeshjeve.
Ai është shprehur se ky është haram i madh dhe shpesh është arsyeja pse nuk shikon futboll.
“Jo haram, por është përtej haramit, për arsye se mundin e tjetrit po e keqpërdorë. Shitja e lojës është haram” u shpreh ai./FrontOnline/