×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A është akullorja e shëndetshme? Ja ç’thonë ekspertët

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    A ka gjë më të mirë se sa një akullore e shijshme në mes të vapës përvëluese të verës? Le ta pranojmë që akullorja është një nga ato “mëkatet e ëmbla” që është vështirë t’i rezistojmë, sidomos këtë sezon.

    Akullorja bëhet nga qumështi, kremi, sheqeri dhe përbërës të tjerë që përzihen për të përftuar një ëmbëlsirë kremoze dhe të shijshme. Aromatizuesit e ndryshëm si vanilja, kakaoja apo frutat shpesh i shtohen akullores, bashkë me ngjyres apo ëmbëlsues të tjerë për ta bërë edhe më speciale shijen.

    Të gjithë e dimë se akullorja është e shijshme, por a mund të jetë e shëndetshme?

    “Në thelbin e saj, akullorja është një kënaqësi dhe nuk mendoj se duhet të përpiqemi ta shndërrojmë atë në diçka të tmerrshme,” thotë dietologia Frances Largeman-Roth.

    Akullorja tradicionale bëhet me qumësht të plotë dhe krem ??të trashë. Zakonisht ka shumë kalori dhe yndyra të ngopura dhe në varësi të mënyrës se si është i ëmbëlsuar, ka edhe sheqer. Përmbajtja e lartë e yndyrës është ajo që i jep akullores strukturën kremoze. Akullorja e vërtetë mund të ketë edhe plot lëndë ushqyese, të tilla si kalciumi, kaliumi dhe vitamina D. Frutat e freskëta ose arrat e shtuara në akullore kanë vitamina, anti-oksidantë dhe minerale të shtuara.

    Akullorja mund të mos jetë një ushqim i shëndetshëm, por kur hahet në mënyrë të modeduar mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, theksojnë ekspertët.

    “Mendoj se shijimi i ushqimeve që na japin kënaqësi është pjesë e të jetuarit të një jete të plotë dhe të shëndetshme,” thotë Largeman-Roth.

    “Nëse e doni akulloren, nuk keni pse ta shmangni atë me çdo kusht. Thjesht hani një sasi më të vogël,” thotë dietologia Natalie Rizzo.

    Cilat akullore janë më të shëndetshme?

    Ka pafundësi shijesh dhe zgjedhjesh, por ka disa elemente që duhet t’i keni parasysh:

    -Përbërësit

    Akulloret më të mira janë ato me krem, qumësht dhe të verdha veze, ndërsa sa i takon përbërësve shtesë, më të mirat janë frutat, arrat dhe çokollata, sipas ekspertëve.

    -Më pak sheqer të shtuar

    Një tjetër gjë që duhet kërkuar është më pak sheqer i shtuar për racion. “Shoqata Amerikane e Zemrës” (The American Heart Association) sugjeron që gratë të kufizojnë sheqernat e shtuara totale në gjashtë lugë çaji (25 gramë) në ditë, ndërsa burrat në nëntë lugë çaji (36 gramë) në ditë.

    -Më pak krem

    Sa më pak krem, do të thotë më pak yndyrë dhe më pak probleme për shëndetin.

    -Zgjidhni që ta bëni akulloren në shtëpi

    Kur bëni akullore në shtëpi, është më e lehtë të kontrolloni sasinë e sheqerit të shtuar, ndërsa për t’i dhënë akullores një super shije, ekspertët thonë që të zgjidhni aromatizues të shëndetshëm, si fruta të freskëta, manaferrat, arrat, çokollatën e zezë ose pluhurin matcha.

    Alternativat më të shëndetshme të akullores:

    -Kos i ngrirë

    Kosi është plot me lëndë ushqyese dhe probiotikë, të cilët mbështesin shëndetin e zorrëve dhe zemrës. Kosi i ngrirë do të ketë shumë më pak yndyrë të ngopur se akullorja, ndaj mund ta shijoni si akullore. Shtojini edhe disa fruta të freskëta dhe jeni në rregull.

    -Kasata

    Kasatat janë freskuese si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Zakonisht ato kanë më pak yndyrë dhe kalori sesa akullorja tradicionale dhe ka një shumëllojshmëri përbërësish me të cilët mund t’i përgatisni.

    -Sorbeto

    Sorbeto bëhet duke përdorur akull, pure frutash, lëng frutash dhe përbërës të tjerë. Ky mund të jetë një opsion freskues, sidomos në verë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Dhjetor 2024
    Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje më të vjetra se 10 vjet, të cilat ende përdorin sistemin operativ Android KitKat. Pajisjet me këtë...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Të tjera
    Sport29 Dhjetor 2024
    Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 14-të. Sfidë shumë...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se i pari i...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë u hapën në orën 06:00 të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit,...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Fundjava ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punëtorë kanë raportuar se dikush e ka hapur automjetin e...
    Sport29 Dhjetor 2024
    Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.