×
  • Lajme
  • Lajme

    A e theu Albin Kurti heshtjen në Podujevë? Flasin nga PZAP

    FrontOnline
    14 Nëntor 2021

    Zëdhënësi i PZAP, Mul Desku ka folur për ankesat që janë bërë në këtë Panel lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së djeshme.

    Desku tha se gjatë ditës së sotme, deri më tani, nuk është bërë ndonjë ankesë, ndërsa ka treguar për dy ankesa që Paneli ka pranuar gjatë ditës së djeshme.

    Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore.

    “Deri më tani nuk ka pasë ndonjë ankesë për thyerje të heshtjes zgjedhore, gjatë ditës së djeshme dy. Kryesisht komunikim në rrjetet sociale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore. Kushdo që paraqet ankesë Paneli e gjykon a është apo nuk është thyerje”, ka thënë Desku në T7.

    Tutje ai ka folur edhe për një vizitë të kryeministrit Albin Kurti në komunën e Podujevës për të cilin kishte shumë reagime, pasi pretendohet se e ka thyer heshtjen zgjedhore.

    “Çdo aktivitetit, lëvizje, komunikim në rrjete social është i sanksionuar, Paneli vendos dhe jep përgjigje për çdo ankesë lidhur me heshtjen zgjedhore”, u përgjigj Desku në pyetjen se a e theu Kurti heshtjen zgjedhore.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë dhe protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së. Gjatë...
    Lajme28 Maj 2025
    Për të shtatën ditë me radhë punëtorët e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” janë në grevë përpara komunës së Prishtinës. Ata, ditë më parë,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të fundit publike të përfaqësuesve të subjektit politik Guxo dhe disa...
    Të tjera
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me sulmin fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu dhe një incident tjetër...
    Kronika28 Maj 2025
    Një burrë ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura në Mitrovicë të Veriut. Pas hetimeve nga policia, pronarit i është gjetur...
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet për dhunim. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të...
    Lajme28 Maj 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se shpreh keqardhje për vazhdimin e mbrojtjes sistematike dhe institucionale nga partia në pushtet për...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar se një person përmes një letre ka kanosur një grua në Zveçan. I dyshuari po kërkohet nga...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 193 gjoba trafiku në vend. Në raportin e policisë bëhet e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.