×
  • Lajme
  • Lajme

    A e shkelën ligjin? – Kurti dhe ministrat s’japin dorëheqje: Qeveria jonë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se qeveria e tij ka përfunduar mandatin  më 23 mars “pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse”.

    Ligji për Qeverinë obligon të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e deputetit.

    “Në përputhje me nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen”.

    “Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga unë si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike”.

    “Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë (që në popull quhet Kurti 2) do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve. Ju falemnderit për mbështetjen”, ka shkruar Kurti.

    Pak më herët, KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke hapur rrugën kështu formimit të institucioneve të reja.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresioniit rus...
    Lajme31 Mars 2025
    Në media kanë filluar të publikohen disa biseda ku në të përfshihen zyrtarë të lartë të LDK-së, përfshirë ish-shefin e Grupit Palrmantar...
    Lajme31 Mars 2025
    Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune. Agjencisë së...
    Lajme31 Mars 2025
    Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në...
    Lajme31 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e 26-të të masakrës në Pastasellë të Rahovecit, si dhe atë në Burim të...
    Lajme31 Mars 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë zhvilluar trajnime për kualifikimin e armëve me mitralozë M240 dhe M249...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Gjashtë pacientë që pësuan lëndime gjatë zjarrit në diskotekën në Koçan, po kthehen në Maqedoninë e Veriut pas trajtimit jashtë shtetit. Pesë...
    Lajme31 Mars 2025
    Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK e ka potencuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.