Beatrix Ramosaj ka folur në detaje për jetën brenda dhe jashtë BBV.
Në studion e “Fan Club” ajo ka treguar çdo përjetim nga kjo periudhë e jetës e cila ndikoi shumë tek Trixa.
Për fansat e saj ajo i është përgjigjur sot pyetjeve të shumta të bëra nga gazetarja Dojna Mema dhe opinionistja Iva Tiço.
Beatrix u pyet se a e shikon tani pas daljes Big Brother dhe përgjigjja e saj i habiti të gjithë.
“Jam shkëputur shumë, sepse gjerat qe kisha kërkuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi janë mami, Albani dhe Bella. Kur dola jashtë e pashë veten se nuk po arrija dot t’i shijoja, ishte gjëja që une kisha dashur më shumë prandaj vendosa të shkëputem, sepse rrugëtimi im kishte mbaruar, padiskutim se kur e shof e shof për Donaldin dhe për pjesën tjetër të banorëve, por shumë pak”, kështu u shpreh Trixa në Fan Club.