Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka folur për të ardhmen e Kosovës dhe raportet e saj me Shqipërinë.
Palmer në RTV Dukagjini ka thënë se Shqipëria e Madhe por as Serbia e Madhe nuk janë zgjidhje për Kosovën
“Nuk e shohim Shqipërinë e Madhe zgjidhje aq më shumë se Serbinë e madhe si zgjidhje për Serbinë. Kosovën e kemi partnere si shtet sovran dhe të pavarur”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Palmer ka thënë se SHBA mbështet Kosovën si shtet sovran dhe dëshirojnë ta shohin të integruar në BE, NATO dhe anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“E mbështesim Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe punojmë që partneri ynë të jetë sa më e fortë dhe e begatshme. Ne punojmë që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, OKB-së dhe Kombeve të Bashkuara. Ky është vizioni ynë për Kosovën dhe besojmë se ky vizion mbështetet edhe nga shumica e spektrit politikë në Kosovë”, tha me te Palmer.