Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar deputetit të AAK-së Bekë Berisha, pasi ky i fundit përmendi punësimin e tezës së deputetes në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Kusari-Lila tha se Berisha gabimisht i ka përmend lidhjet familjare.
“Unë i kam dy teze por janë në moshë. Asnjëra s’kanë qenë e as nuk janë profil i punës në AKP. Jetojnë në Pejë”, thotë Kusari-Lila në Pressing.
“Kjo është vajza e dajës por është aty (AKP) që nga viti 2006. Bile kisha harru lidhshmërinë për shkak që funksioni saj ka qenë jo në kuptimin e vendimmarrjes së lartë. Është një prej zyrtarëve të shumtë që janë aty të punësuar në kohën e UNMIK’ut më 2005”, shtoi ajo.