Njerëzit që mbajnë syze kanë tre herë më pak të ngjarë të infektohen me kovid, sepse prekin shumë më pak sytë e tyre, tregon një studim nga India. Studiuesit nga India zhvilluan një studim të bazuar në 304 të anketuar midis moshës 10 dhe 80 të cilët tejkaluan kovidin. Rreth 19 për qind e tyre mbanin syze pjesën më të madhe të ditës, pjesa tjetër jo, gjë që tregon se njerëzit që mbajnë syze tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të preken me virusin.
Një person mesatarisht prek fytyrën t23 herë në orë!
Në të vërtetë, një person mesatarisht ka një zakon të prekë fytyrën 23 herë dhe sytë tre herë në orë. Njerëzit që mbajnë syze për një kohë të gjatë nuk do të prekin sytë e tyre, thotë studimi. Një studim i ngjashëm u bë në Kinë vitin e kaluar, ku u përcaktua që njerëzit që mbajnë syze kanë pesë herë më pak të ngjarë të sëmuren me kovid sesa ata që nuk e bëjnë./FrontOnline/