Shumë vende kanë ligje të rrepta për shpejtësinë, dhe Zvicra është një nga vendet e para në botë.
Në vitin 2010, pronari i Mercedes-Benz SLS AMG (571 kuaj fuqi) e ndjeu atë në lëkurën e tij. Shoferi po voziste me 290 km/h ndërsa udhëtonte pranë Friburgut. Kufiri i shpejtësisë në atë zonë ishte 120 km/h.
Policia e kapi atë dhe i sekuestroi automjetin. Autoritetet vendosën ta bëjnë këtë si garanci për pagesën e gjobës për tejkalimin e shpejtësisë që mori shoferi. Për këtë ndjekje është dënuar me gjobë prej 650 mijë eurosh, shkruan Revista HAK.
Qeveria zvicerane përdor të ashtuquajturat regjistrimi i pasurisë, gjegjësisht gjobat ngarkohen në varësi të shumës së të ardhurave të shoferit. Shoferi SLS me sa duket kishte një llogari bankare të pasur./FrontOnline/