Portali në internet Casino.online pyeti 2000 shoferë britanikë nëse shajnë ndërsa janë pas timonit dhe sa shpesh, në mënyrë që të llogarisë shkallën e tyre të sharjeve, shkruan The Sun, transmeton FrontOnline.
Zëdhënësi Peter Yates thotë: “Ne i mendonim drejtuesit e Skoda si ata që nuk ndërhynin në jetën e njerëzve të tjerë dhe ishin mjaft të butë. Por gjetjet tona tregojnë se kjo është larg nga e vërteta këto ditë.”
Gjegjësisht, drejtuesit e Skoda-s shajnë më së shumti në rrugë, ka treguar sondazhi. Ata shajnë të paktën një herë për çdo 104 fjalë që thonë pas timonit, thonë studiuesit.
Drejtuesit e Teslës janë më të butë
Drejtuesit e Range Rover nuk janë shumë prapa pronarëve të Skoda, duke shqiptuar një të sharë për 106 fjalë gjatë rrugës, transmeton FrontOnline.
BMW është më e keqja e radhës, drejtuesit e së cilës thonë diçka të ndyrë çdo 109 fjalë.
Drejtuesit e Fordit janë në vendin e katërt, duke shqiptuar një fjalë sharje për çdo 111 fjalë. Në favor të tyre, duhet të themi se drejtuesit e Ford Transit shajnë pak më pak dhe janë fajtorë që shajnë vetëm një herë në 114 fjalë të folura.
Drejtuesit e butë të Teslës i lejojnë vetes t’i “shajnë” shokët e tyre shoferë vetëm një herë në çdo 145 fjalë./FrontOnline/