Ende nuk i keni hapur sytë ose nuk jeni ngritur nga shtrati dhe tashmë po mendoni për kafe. Tingëllon e njohur? Kjo është saktësisht pjesa e ritualit ditor të mëngjesit të shumicës së adhuruesve të kafesë. Sidoqoftë, ekspertët besojnë se menjëherë pas zgjimit, nuk është koha më e mirë për të pirë kafenë e parë.
Edhe pse kafeja patjetër që do të stimulojë procesin e zgjimit në mëngjes menjëherë pas ngritjes, kjo ndjenjë zhduket shumë shpejt. Kjo është arsyeja pse ju patjetër nuk duhet të pini kafe pasi të zgjoheni, thotë nutricionistja Laura Cipulo. Do të ketë efektin më të madh në trup nëse e pini afërsisht tre deri në katër orë pas zgjimit. Gjatë asaj periudhe, nuk ka shumë kortizol në trupin tonë, hormoni i stresit që më shpesh na zgjon. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për disa stimuj të jashtëm pikërisht atëherë./FrontOnline/