×
  • Front TV
  • Front TV

    A duhet Presidenti të zgjedhet nga populli? Deklarohen nga partitë politike

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Presidentit Hashim Thaçi i kanë mbetur maksimumi edhe 7 muaj deri në fund të mandatit.

    E për figurën që do ta pasojë atë në këtë post do të vendosin prapë deputetët me votat e tyre.

    Ideja, që kjo formë të anashkalohet e që i pari i shtetit të zgjedhet direkt me votate qytetarëve,mbetet e zbehtë.

    Vullnet politik për këtë shprehin vetëm nga Aleanca Kosova e Re e BehgjetPacollit.

    “AKR-ja ka qenë ndër partitë e para që ka propozuar diçka të tillë që presidenti të zgjedhet nga populli direkt. Është me legjitime, më mirë – eliminohen edhe pazaret politike”, u shpreh Vesel Makolli nga kjo parti.

    Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk kanë thënë se janë kundër këtyre ndryshimeve Kushtetuese, por sipas tyre procedurat për një gjë të tillë marrin kohë.

    Nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj, thotë se është më mirë që presidenti të zgjidhet përmes Parlamentit.

    “Ka qenë një iniciativë, por ka ngelur në mandatet e kaluara dhe nevojitet kohë për përgatitje dhe ndryshime kushtetuese për një temë të tillë, ndoshta është mirë të jetë edhe kështu, por ju e dini se çdo nismë votohet në Parlament dhe nëse nisma e caktuar merr shumicën e deputetëve normal që do të kaloj, por as ne si Aleancë nuk jemi kundër ndryshimeve”, tha ajo për Front Online.

    Në Vetëvendosje janë kundër një nisme të tillë.

    “Ne jemi republikë parlamentare. Presidenti duhet te zgjedhjet përmesParlamentit. Ne te kundërtënnësezgjedhet presidenti prej popullit duhet me ndrrukonstelacionin shteti të jetë Republikë gjysmë-presidenaciale apo presidenciale”, u shpreh për Front Onlinedeputeti Agon Batusha nga kjo parti.

    E dy partitë e tjera, Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë ndonjë qëndrim, meqë thonë se këtë çështje nuk e kanë diskutuar asnjëherë në organet e tyre të partisë.

    “Asnjëherë nuk është diskutuar në organet partiake kjo temë. Kur ta diskutojmë mund të japim përgjigje. Për momentin LDK-ja s`po merret me Presidentin”, u shpreh për Front Online deputetja ValentinaBunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Parimisht nuk kemi qëndrim politik të Këshillit të Përgjithshëm. Nuk ka qenë asnjëherë temë e diskutimit”, tha për Front Onlinedeputeti i PDK-së, Ferat Shala.

    Front Online ka provuar gjatë ditës të marr edhe një prononcim nga Nisma Socialdemokrate në lidhje me këtë temë, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

    Në anën tjetër, njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka, thotë se baza ligjore që do të mundësonte zgjedhjen e Presidentit direkt nga populli mund të krijohet shpejt e lehtë.

    “Kjo është e mundur pakurrfarë problemi. 61 vota kërkohen për votimin e amandamentit. Mund të zgjasë me së shumti 2 muaj, të niset procedura, të diskutohet në komisione, të del në Kuvend dhe të hyjë në fuqi”, u shpreh Smaka për Front Online.

    Vetëm në këtë formë, sipas tij presidenti, kushdo qoftë ai, do të ishte i pavarur nga partitë politike.

     

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Shkurt 2025
    Dëshmia e Ismet Tarës vazhdon të krijojë tensione në Hagë. Atje, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, është përplasur me prokuroren. Kjo...
    Front TV25 Shkurt 2025
    Qytetarët e Kosovës shprehin shqetësim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin...
    Front TV24 Shkurt 2025
    Hashim Thaçi është kthyer në sallën e gjykimeve në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai është paraqitur sot pas dy seancave mungesë, për...
    Të tjera
    Sport11 Mars 2025
    Mesfushori francez, Paul Pogba, ka mbetur jashtë fushës për një kohë shkaku i një pezullimi nga dopingu. Pogba tani është i lirë...
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.