Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës dhe rezultateve zhgënjyese në Superligë, Feronikeli vendosi që dje (e shtune) ta shkarkojë trajnerin nga Shqipëria, Klodian Duro.
Përkundër pritjeve të mëdha nga ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, klubi nga Drenasi e shkarkoi Duron pas humbjes 3:1 nga Drita në Gjilan, raporton FrontOnline.
Feronikeli njoftoi në faqen zyrtare të klubit se vendin e Duros në katër ndeshjet e mbetura këtë edicion do ta zë trajneri drenicas, Faruk Elshani.
https://www.facebook.com/fcferonikeliofficial/posts/1587353161456418?__cft__[0]=AZXVU7pqm-_FsWRtmVpApQp8f2K1_0FE57y3yxEyYIFuvlZ9ZYALpafDuPHCqnta-cNGc_GNw37OU2b9o-5OkR6wXZO9R6Eje9OiT7LyYtqYMsRrJn7ufjVbL8UhllOS0Hx7Z1jeZnWJ5upVrjhkvWuN&__tn__=%2CO%2CP-R
Megjithatë, ka pasur zëra se ish-kampioni i Kosovës do ta angazhojë që tani trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli.
Por, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Kjo pasi që këtë e ka mohuar kategorikisht drejtori i përgjithshëm i Feronikelit, Artan Berisha.
“Jo, nuk ka asgjë të re deri në fund të edicionit. Edhe katër xhiro janë dhe skuadrën do ta drejtojë Faruku (Elshani)”, ka thënë Artan Berisha për FrontOnline.
Ndryshe, pas 32 javësh në Superligën e Kosovës, Feronikeli e zë vendin e shtatë në tabelë me 35 pikë të tubuara./FrontOnline/