Më 20 korrik, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive nga avokati Arianit Koci.
Kjo protestë e cila pritët të mbahet para Kuvendit të Kosovës, është organizuar nga Koci për të kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vlerësuar për “Front Online” se do të shqyrtojnë mundësinë e bashkimit për protestë, derisa nga Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë dhënë qëndrim të qartë se a do të jenë prezent apo jo.
E pyetur se a do të jenë prezent në protestën e thirrur të avokatit Koci për funksionalizimin e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kjo parti do të jetë prezentë në seancën e Kuvendit.
“Ne do të jemi në seancë nga ora 11:00”, tha shkurt deputetja Deliu-Kodra për “Front Online”.