Të enjten në seancë do të hudhet për votim, Ligji për rimëkëmbin ekonomike për të 6 herë me radhë, raporton Front Online.
LDK-ja po shpreson në votat e PDK-së për të kaluar këtë projektligj.
Por që siç duket as kësaj radhe nuk do të kalojë, pasi Bedri Hamza i PDK-së ka thënë se nismat ligjore të tyre nuk po kalojnë dhe janë më të mira se ky ligj.
“Kemi disa iniciativa ligjore prej kohës të Qeverisë Kurti, për mua është e pakuptueshme pse i kanë vonuar iniciativat e PDK-së, jemi të hapur bizneset kanë nevojë për mbështetje”, ka thënë Hamza.
Hamza ka ftuar Qeverinë që të punojnë bashkërisht me PDK-në për Ligjin për rimëkëmbien ekonomike, në mënyrë që të kaloj ky ligj.
“Edhe sot jemi të hapur, gjithçka që ka Qeveria shtesë me diskutu ne kemi shtesë diçka, me bë një ligj të përbashkët me qit me votu. LDK-së po i thojmë ja ku është iniciativa ligjorë, është më e mirë”, ka thënë ai./Front Online/