Sulmi në zemër i Christian Eriksenit mori gjithë vëmendjen në ditën e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Mesfushori i Danimarkës pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën, derisa pas reagimit të shpejt të mjekëve, gjendja e tij tashmë është stabile, raporton FrontOnline.
Në lidhje me situatën e Eriksenit, ka folur edhe mjeku kosovar, Basri Lenjani.
Lenjani që është drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të Eriksenit në fushën e gjelbër.
“Duhet ta presim rezultatin e ekzaminimeve mjekësore të Eriksenit, nëse ka pasur dëmtim të indit të zemrës”, ka deklaruar Lenjani në RTV Dukagjini.
“Pra, kjo mbetet për një periudhë prej gjashtë muaj apo një vit, që është e pamundur të rikthehet në fushën e lojës”, shtoi ai./FrontOnline/