Raportet e acaruara mes gazetares Qëndresa Krelani dhe futbollistit Edon Zhegrova kanë qenë në qendër të vëmendjes disa herë viteve të fundit.
“Qeqa” njihet si gazetare shumë kritike për stilin e lojës së yllit të Baselit, raporton FrontOnline.
Mbrëmë, gazetarja shqiptare ishte e ftuar në emisionin “Libero” në ATV.
Mes të tjerash, ajo u pyet edhe për Zhegrovën, derisa moderatorët i bën pyetjen nëse do të martohej me futbollistin lipjanas.
“Me Edon Zhegrovën… po duket sikur po varet liberalizimi i vizave prej raporteve tona, por unë e kisha ftuar t’i presë lulet në dasmën time, e prej aty ndoshta ai martohet me dikë tjetër”, ka deklaruar Krelani, duke shtuar:
“Jo, more, nuk ka shans”./FrontOnline/