Përkundër shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, Granit Xhaka pritet të mbetet tek Arsenali edhe pas këtij edicioni.
Së fundmi, mediat angleze kanë raportuar se futbollisti nga Kosova mund t’i jap fund aventurës te klubi londinez, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, reprezentuesi i Zvicrës u ka dhënë fund këtyre zërave, duke u shprehur i lumtur në “Emirates Stadium”.
Ndryshe, Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2016, atëherë kur ai u transferua nga Borussia Monchengladbach.
“Do të këtë gjithmonë thashetheme në fund të edicionit, kjo është e sigurtë”, ka thënë 28 vjeçarinë një intervistë për “RP Online”.
“Por, unë kam kontratë dy vjeçare në Londër dhe jam shumë i lumtur këtu me familjen time”, shtoi Xhaka./FrontOnline/