Juristët thonë se është pothuajse e pamundur të kthehen 2.1 milionë eurot në thesar të shtetit.
Sa ishte ministre në Ministrinë e Financave Hykmete Bajrami u detyrua të jep një informatë që nuk do donte ta jepte kurrë.
Megjithatë afër 6 muaj pasi dha këtë informate Bajrami nuk e ka një informacion tjetër.
Ish ministrja tha se nuk e din se pse ende ato para nuk janë kthyer në thesarin e shtetit.
Këtë Bajrami e tha në mbledhjen e komisionit në Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Megjithatë ish-ministrja e financave për T7 tha se këtë e tha vetëm si ekonomiste.
Megjithatë juristët thonë se ky proces nuk është zgjatur dhe se gjithçka po shkon sipas procedurave ligjore.
Ndrecaj gjithashtu tha se këto para është pothuajse e pamundur të kthehen të gjitha.
E nderkohë edhe ekonomistët thonë se kthimi i këtyre mjeteve është i vështirë.
Ndërkaq edhe deputeti nga radhët e LVV Eman Rahmani ditë më parë u interesua lidhur më këtë çështje .
Ai tregon edhe përgjigjen që morri nga zëvendës ministri i Financave Ilir Kapiti.
Labinot Gruda me anë të disa transaksioneve nga thesari i shtetit dyshohet se mori 2.1 milion euro./FrontOnline