Ramiz Lladrovci nga PDK’ja, njëherit edhe kryetar i Komunës së Drenasit, ka deklaruar se subjekti politik në të cilin është ai nuk ka vija të kuqe për asnjë grupim politik.
Deklaratat e tij, të dhëna për emisionin ‘Pressing’ në T7, vijnë në kohën kur po numërohen votat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat po prin VV’ja.
“Nuk e di nëse do kemi partneritet me LVV’në. PDK’ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti shqiptare”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai ka folur edhe lidhur me votën e PDK’së në nivel qëndror, i cili ka thënë se ky subjekt ka arritur ta ruajë votuesin.
“Nuk kam akoma statistika, nuk e kam marak me dhanë statistika, por Partia Demokratike udhëheq bindshëm në Drenas. Unë besoj që e ka rujtë votën Partia Demokratike, është në rolin e udhëheqësit për të marrë përgjegjësi”, ka deklaruar ai.