Sara dhe Lori Hoxha për herë të parë bashkë janë shfaqur në një intervistë.
Të ftuara në Top Albania Radio, ato kanë folur për Big Brother VIP.
Tash kur sezoni i parë i BBV-së po shkon drejt fundit, nuk mund të mungonte edhe pyetja e fansave për mundësinë e një sezoni të dytë të Big Brother me personazhe publike.
Sara Hoxha e dha përgjigjen e shumëpritur.
‘Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e Big Brother Vip Albania’, tha ajo gjatë intervistës.
Dhe me kaq u kuptua se së shpejti do ketë njē edicion të dytë.