Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeverinë “Hoti”, raporton Front Online.
Ai në Kanal 10 tha se temat e mëdha mund të jenë arsyet që PDK-ja mund të hyjë në Qeveri.
“Involvimi dhe përfshirja jonë në Qeveri ka tema më të mëdha. Nuk ka të bëj me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ne nuk kemi dashur që t`ia bëjmë numrat kësaj Qeverie”, ka thënë ai.
Megjithatë Hoxhaj theksoi se një mundësi e tillë nuk është diskutuar asnjëherë brenda PDK-së.
NË PDK në këta 4 muajt e fundit asnjëherë nuk është diskutuar zyrtarisht tema se a duhet të hyjë PDK-ja në Qeveri apo jo. Nuk ka pasur asnjë forum dhe asnjë mendim serioz. Ndoshta ajo çfarë
është kuptuar gabim ka qenë votimi i buxhetit”, ka thënë tutje Hoxhaj. /Front Online