Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka treguar në dPT te Fidani në T7 se a do të jetë shefe e grupit parlamentar të VV’së në legjislaturën e 8-të.
Në legjislaturën e kaluar shef i grupit parlamentar ka qenë Rexhep Selimi, i cili pas thirrjes nga Gjykata Speciale, është zëvendësuar nga Liburn Aliu.
Kusari Lila ka treguar se është propozuar për shefe, por që sipas statutit të VV’së, ajo duhet të votohet me votë të fshehtë nga deputetët e këtij subjekti.
“Ka qenë një bisedë me përfaqësuesin e partisë që të marrë me përgjegjësinë. Është grupi më i madh parlamentar ndonjëherë me 58 deputetë. Është edhe heterogjen. Është lista Vjosa aty dhe të rinjtë që i janë bashkuar grupit. Karshi saj është edhe qeveria. Duhet koordinuar agjenda e përbashkët dhe ka punë shumë. Është edhe rregullorja e grupit të VV’së, ku votohet me votim të fshehtë si ka ndodhur edhe në legjislaturën e kaluar kur është votuar Rexhep Selimi”, ka thënë ajo.
“Nuk ka asgjë zyrtare, mbetet të shihet në mbledhjen tjetër të partisë që a do të mbështesin deputetët. Unë propozimin e kam pranuar”, shtoi Kusari Lila.