Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur rreth çështjes së presidentit, se a do ta votojnë nëse Murat Jashari kandidohet për këtë pozitë.
Hoxhaj në emisionin “Pressing” në T7 tha se nëse Murat Jashari kandidohet për president, atëherë PDK-ja do të kishte një çasje tjetër.
“Nëse Murat Jashari është kandiat për president, natyrisht që ne do të kishim krejt çasje tjetër me zotërin Jasharin dhe familjen Jashari”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se familja Jashari e ka respektin e kësaj partie.
“Ne mund ta propozojmë një kandidat të tillë edhe vetëm të zotrit jashari, por mendoj që ajo se çfarë do të duhet të kemi si proces normal politik që zgjedhjet i ka fituar Albin Kurti e Vjosa Osmani, ata duhet ta zgjedhin procesin. Por a e ka respektin e PDK-së familja Jashari, natyrisht që po”, tha Hoxhaj.