×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A do ta votojnë Trustin deputetët e Vetëvendosjes? Flasin Thaçi e Agusholli

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2022

    Më 7 dhjetor të këtij viti në Komisionin për Buxhet, deputetët e pushtetit kishin votuar kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

    Por pavarësisht kësaj, kjo nismë shkon në Kuvendin e Kosovës pa përkrahjen e këtij komisioni.

    Mbase kjo do të ndodhë në fillim të vitit 2023.

    Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është kundër kësaj nisme.

    Disa deputetë pjesë e këtij grupi kanë folur për Front Online.

    Deputeti Halil Thaçi për Front Online thotë se qëndrimi i tij do të jetë siç vendos partia.

    “Unë do të votojë në koordinim me grupin parlamentar, dhe sigurisht si do që të jetë vendimi i grupit parlamentar unë do të votojë edhe ashtu siç vendos grupi parlamentar. Nëse vendos që duhet të votohet kundër, edhe unë do të votojë kundër, nëse vendos pro, edhe unë do të votojë pro Trustit”, u deklarua ai për Front Online.

    Front Online pyeti deputetin se a do ta dëgjoj vullnetin e qytetarëve për shkak të numrit të lartë të nënshkrimeve.

    Ai tha se Qeveria Kurti i ka ndihmuar mjaftueshëm të gjitha shtresat në Kosovë.

    “Unë mendoj që qeveria Kurti i ka ndihmuar qytetarët në këtë kohë krize në shumë aspekte, i ka ndihmuar qytetarët, i ka ndihmu studentët, i ka ndihmu me asistencë sociale, dhe ka arrit që çdo shtresë ta prekë dhe ta ndihmojë”, u shpreh ai.

    Ai tutje thotë se është deputet për t’i shtyer përpara politikat e pozitës, e jo teket e tij personale.

    “Unë nuk jam deputet për teket e mia personale por jam deputet për t’i shtyrë përpara politikat e qeverisë Kurti dhe kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh për Front Online Thaçi.

    Në anën tjetër, deputeti tjetër i kësaj partie, Gramos Agusholli, tha për Front Online se nuk e di si do të jetë vota e tij.

    “Për momentin jam në qëndrim me Grupin Parlamentar, deri atë ditë që shkon në Kuvend a ndryshon a nuk ndryshon nuk e di”, shprehet Agushollit për Front Online.

    Për tërheqjen 30 për qind të mjeteve nga Trusti u protestua para qeverisë dhe Kuvendit, duke u bërë thirrje edhe qeverisë por edhe Kuvendit që të reflektojnë duke i dhënë dritën jeshile kësaj nisme për shkak se është iniciativë qytetare dhe se kriza ka prekur secilin qytetarë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha”, ku u prit nga drejtuesja, Fahrie Hoti....
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka njoftuar se ka qenë në vizitë tek Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit...
    Lajme13 Janar 2025
    Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës Alban Zogaj dhe asambelistin Amir Simnica u...
    Sport13 Janar 2025
    Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Fury i cili dështoi që...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të hëne mbajti takim me stafin shëndetësor të QKMF-së në Viti. Para tyre, Abdixhiku...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.