×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votojë PDK-ja Projektligjin për Rimëkëmbje dhe a do t’i bashkohet LDK-së në qeverisje?

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Për të gjashtën herë, Qeveria do ta procedojë për votim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas situatës së krijuar nga pandemia me Covid-19, raporton portali Front Online.

    Për kalimin e këtij, Qeveria nuk i ka pasur deri më tani votat e mjaftueshme, e shpresa për kalimin e tij është Partia Demokratike e Kosovës.

    Nga kjo parti për Front Online, kanë thënë se ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë edhe pse ka mbetur edhe një ditë nga mbajtja e seancës.

    Deputeti Ferat Shala, për Front Online, tha se së shpejti do ta kenë një takim me grupin parlamentar dhe do të vendosin se çfarë do të bëjnë.

    “Ne ende nuk jemi  takuar si grup për të marrë qëndrimin e fundit. Ne mund t’i komentojmë vetëm qëndrimet dhe propozimet tona të cilat kanë qenë shumë transparente të propozuara nga shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza. Pritet që të kemi një takim me grupin parlamentar  shumë shpejt dhe do të marrim një vendim”, tha ai.

    Ndërsa për përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Shala tha se nuk ka asgjë konkrete, por në rast se është në pyetje interesi i vendit mund të ndryshojnë qëndrim, pasi që siç tha ai, PDK-ja ka qenë çdo herë koherente me interesin nacional të vendit.

    “Nuk janë qëndrime të PDK-së, janë qëndrime të koloarve, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë tash për tash kemi ketë qëndrim, por nëse interesi nacional apo shoqëror është ne kemi qenë koherentë me interesin nacional, ne nuk e kemi interes çështjen e pushtetit por e kemi interes zhvillimin e vendit dhe stabilitetin e tij”, ka thënë Shala për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.