Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka folur për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike i cili nesër për herë të gjashtë do të vendoset në votim.
Ai është shprehur se si të tillë nuk do ta votojnë.
“Në këtë formë siç është tani, nuk e votojmë. Por nëse Bedri Hamza ulet me Avdullah Hotin e diskutojnë atëherë mund të ndryshojnë gjërat. Nëse kjo ndodh, ne do të ishim në gjendje të mendojmë. Por nesër nuk e votojmë pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj.
PDK-ja ka kërkuar propozuar disa nisma legjislative të cilat ende nuk janë futur në rend dite në kuvend, dhe vazhdimisht ka kërkuar që të futen në projektligj dhe më pas do të votojnë pro.