Drejtori i Organizatës të Shëndetit Publik për Evropës, Hans Kluge, ka zhvilluar sot një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.
Hulge zhvilloi dhe një konferencë për mediat, bashkë me ministren dhe foli për vaksinën e COVID-19. Pyetjes së televizionit Klan nëse Shqipëria do të marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera, Kluge iu përgjigj duke thënë se këtë herë do të testohet solidariteti global.
“Vaksina është ajo që ne e quajnë një e mirë globale, pavarësisht vendeve me të ardhur të larta apo të ulëta. OBSH ka punuar në një kornizë alokimi për të gjitha vendet, pasi kërkesat do të jetë shumë e lartë kur vaksina të jetë gati.
Ne mendojmë se 3% e popullsisë do e marrin që në fillim siç janë stafet mjekësore dhe më pas do marrin personat mbi 65 vjeç apo ata që kanë probleme shëndetësore.
Ajo mund të them tani, është po punojmë për një barazi në shpërndarje. Ne mendojmë që të gjitha vendet të kenë akses për vaksinën. Ky do jetë një test për solidaritet global”, tha drejtori i OBSH për Evropën./tvklan.al