×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta marrë LDK-ja postin e presidentit, flasin analistët

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Deklaratat e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) se kryetari i tyre Isa Mustafa do të zgjidhet president i Kosovës në vitin 2021, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual Hashim Thaçi, sipas analistëve politik mund edhe mos të jenë të reale.

    Analisti Armend Muja ka thënë për “Front Online” se bisedimet që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim do të jenë më të vështirat, pasi që, do të flitet edhe për postin e presidentit të vendit.

    Muja ka shtuar se  LDK-ja insiston në postin e presidentit, përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” insiston për një president konsensual.

    “Ajo që mund të themë aktualisht është se LDK-ja nuk do të mund ta merr postin e presidentit dhe njëkohësisht edhe postin e kryeparlamentarit”, ka sqaruar Muja.

    Megjithatë, këto pengesa ai nuk i sheh si të patejkalueshme.

    “Gjithsesi, unë nuk shoh pengesa te patejkalueshme. Kërkohet më shumë kreativitet në fazat e fundit të diskutimit mes VV-së dhe LDK-së. Mjerisht, koalicioni para-zgjedhor ndërmjet partive nuk u formua për shkak të insistimit për pozita politike. Megjithate, votuesi nuk e ka një mendim të njëjtë. Ka votuar për ndryshim e jo për teke specifike të secilit kandidat”, potencoi Muja për “Front Online”.

    Ai ka folur edhe për bisedimet e deritanishme që janë zhvilluar mes përfaqësuesve të dy subjekteve politike.

    “Të dy partitë kanë zgjedhur qasjen e dialogut (1) teknik – programor dhe (2) politik – ndarja e posteve sipas parimit negociues ‘gjera që pajtohemi ne fillim, ato që nuk pajtohemi ne fund”, shtoi ai.

    Në anën tjetër, analisti Blerim Burjani, thotë se LVV-ja dhe LDK-ja janë duke humbur kohë në arritjen e një marrëveshje koalicioni, siç thotë ai, për dy arsye.

    Sipas tij, fillimisht nuk dihet nëse qeveria e re do ta përfundoj mandatin katër vjeçar, por edhe nëse do të ketë pajtueshmëri të plotë për programin qeverisës mes partnerëve të koalicionit.  /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2025
    Duke nisur nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e Banjskës, ku mbeti i vrarë...
    Lajme23 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme23 Korrik 2025
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me shtetasin e Kosovës...
    Lajme23 Korrik 2025
    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka shpalosur sot para qytetarëve programin e tij, duke pohuar se nuk ka...
    Lajme23 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka lëshuar një apel për qytetarët e Kosovës, duke u kërkuar...
    Lajme23 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në...
    Lajme23 Korrik 2025
    Katër persona janë prangosur sot gjatë një aksioni të hetuesve të krimeve ekonomike të zhvilluar në Gjakovë. Zyrtarët komunalë, u arrestuan nën...
    Lajme23 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka marrë një vendim me rëndësi të veçantë për trajtimin dinjitoz të familjeve të dëshmorëve të Kosovës. Kryetari i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.