Bedri Hamza mund të jetë kandidati për kryetar në Komunën e Mitrovicës.
Kështu të paktën po raporton mediumi lokal i Mitrovicës, Mitropol. Sipas mediumit në fjalë, Bedri Hamza, kryetar aktual i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, me shumë gjasë do jetë emri i propozuar për kandidat nga radhët e PDK-së.
Mediumi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e kësaj partie, Avni Bytyçin, por ky i fundit ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare.
Emrat e kandidatëve për kryetar mësohet se do të publikohen në muajin tetor.
Kryetari aktual i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka mbajtur gjatë ditës së sotme takim me nëndegët partiake në Mitrovicë.