Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, banorët zhvilluan një lojë me pyetje për njëri-tjetrin.
Gjatë lojës, një pyetje iu drejtua Pajtimit (DJ PM), e që ishte e njëjta pyetje që e kishte bërë vetë ai në bashkëpunim me Sarën.
Pyetja ishte, se a do ishe lidhur me dikë brenda shtëpisë vëtëm për lojë?, e që këtë pyetje Beatrix i drejtoi Pajtimit, por përgjigja e tij e lëndoi Sarën.
“Po do isha lidhur me Sarën, njëherë për lojë por që mund të vazhdonte edhe jashtë”, u përgjigj Pajtimi.
Pas kësaj përgjigje, Sara u tha Arjolës dhe Monikës që ai ishte shprehur keq dhe nuk kishte pse ta thonte atë gjë.
“Po të ishte pak i mençur, nuk do ta kishte thënë aty aq hapur”, tha Sara në një bisedë diskutimi me Arjolën dhe Monikën.