×
  • Lajme
  • Lajme

    A do e çojë LDK kryeministrin në Kushtetuese? Tregon Arben Gashi

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi ka folur për qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se LDK do të jetë opozitë konstruktive por ka kujtuar se i pari i qeverisë është i dënuar për vepër penale.

    “z.Kurti është person me precedent penal. Pra është person i dënuar për vepër penale, për aktivitetin e dhunës që e ka shkaktu në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Kjo është fakt. Po ashtu është fakt që Kuvendi i Kosovës dhe qeveria e kaluar kanë ra sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra kemi dy modele të ndryshme. Kuvendi dhe qeveria kanë ra pasi një deputet që ka votuar për qeverinë ka qenë i dënuar për vepër penale ndërkohë që sot i pari i qeverisë, i cili në bazë të vendimit të qeverisë nuk i është lejuar që të jetë njëri prej 120 deputetëve do të jetë i pari që ulet aty. Është një nonsenslogjik”, tha Gashi për RTV Dukagjini.

    “Vepra penale e tij akoma nuk ka përfunduar”, theksoi Gashi.

    Por Gashi thotë se LDK nuk do e dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

    “Kemi vendosur të mos e fërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese sepse kemi vendosur që të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës kur e kanë votuar e kanë ditur se është me vepër penale . Nëse dikush tjetër e çon në Gjykatë Kushtetuese është çështje e tyre, nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim se s’mund të jetë kryeministër prapë ne do ta respektojmë por ne jemi këtu për të bërë një opozitë të fuqishme, një opozitë e cila do ta parandalojë çdo rrezik për Kosovën dhe normalisht se do ta përgëzojmë për çdo të mirë që e bëjnë”, theksoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.