×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e personave të zhdukur s’i besojnë marrëveshjes me Serbinë

    FrontOnline
    25 Mars 2023

    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, sa i përket deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë gjatë luftës. Sipas tyre kjo marrëveshje, është “marrëveshja me e mirë nga të këqijat”.

    Ata po ashtu shprehen skeptik se shteti serb do të bashkëpunoj në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

    Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, nuk beson në këtë drejtim, ndonëse sipas thotë se për familjarët e personave të zhdukur kjo marrëveshje është “më e mira nga të këqijat”.

    “Unë mendoj që kjo marrëveshje dhe ky aneks tash është bërë prej më të këqijave më e mira. Se ky proces, e ka edhe një afat, ky aneks, që brenda një viti të rrumbullakohet procesi për persona të zhdukur. Shpresoj që pala shqiptare nuk do të ngec në këtë proces, gjithherë skeptike është pala serbe e cila ka ngecje edhe gjatë takimeve pala serbe që sa kohë e ka ndërprere bisedimet e grupit punues. Kjo është ajo që na brengos ne. Për familjarët besoj që duhet me qenë më e mirë prej të këqijave”, tha ai për EO.

    Ai tha se Serbia çështjen e të zhdukurve gjatë luftës e ka trajtuar gjithmonë si çështje politike dhe jo si çështje humanitare dhe se sipas tij zgjidhja e këtij problemi është në derën e Beogradit.

    “Serbia gjithë herë, gjitha qeverive ju ka bërë bisht as një herë nuk e ka trajtuar këtë çështje si çështje humanitare po gjithherë e ka trajtuar si çështje politike, kur ju është dashur Serbisë është ulur ka biseduar me ty, kur nuk ju ka dashur as që ka dashur të nijë për ta. Për këtë e them që, çështja e personave të zhdukur pikërisht derën e ka të Beogradi sepse rrugëtimi i tyre, vendodhja e tyre dhe përfundimi i tyre është vetëm Beogradi e di sepse atje janë njerëzit tanë. Besoj që Beogradi nuk ka me qenë bashkëpunues i mirë rreth këtij procesi, sepse gjithë herë do të provoj që të përfitoj politikisht diçka”, tha ai.

    E kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë se dakordimi i Kosovës dhe Serbisë për persona të zhdukur në Ohër, për të dhe familjarët e këtyre personave është një dakordim shumë i pa qartë.

    “Ne vetëm nga mediat dhe ndërkombëtarëve pak më të qartë se duhet të zbatohet krejt çka është folura, por nuk është nënshkruar as gjë. Sa i përket personave të pa gjetur është aq e gjymte, aq jo domethënës, ku thuhet se pa e nënshkruar Vuçiqi s’ka kurrgjë. Vuçiqi thotë se nuk e nënshkruaj për shkak se unë jam shtet i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, e Kosova ose të nënshkruaj, ose mos të nënshkruaj, se ata duhet me nënshkrua ata duhet të përgjigjen. Ku është faji, pse po bëhen këto gjëra jo të qarta për ne familjarët, unë e di se komisioni qeveritare ka marr pjesë aty dhe Andin Hoti ka dal para medieve, ku nuk kemi mund që ta kuptojmë sa duhet, se 4 herë kinse nuk ka pranuar për disa gjëra, pas disa herëve janë dakroduar që të bëhet diçka. Për persona të pa gjetur definitivishtë përgjigje nuk ka”, tha ai.

    Ai tha se për 24 vite kanë pritur që të ketë marrëveshje për këta persona por që për gjitha këto vite ende nuk ka asgjë dhe sipas tij kjo marrëveshje nuk mund të implementohet pasi aty nuk ka nënshkrim.

    “Kryeministri nuk e di a e ka të qartë, pse aty nuk ka ngulur këmbë, nuk jemi marr vesh për shkak se nuk është nënshkruar ai dokument. Është thënë se nëse nënshkruhet, po presim plotë që 24 vite, është nënshkruar, nuk është nënshkruar edhe prapë nuk besoj që do të nënshkruajnë diçka ata të cilët e kanë bërë krimin, të cilët i kanë hedhur nëpër bunarë, e lloj-lloj zgafellesh, dhe ende presim ne që ata të na tregojnë. Atje është dashur që të mos përfundoj takimi pa u nënshkruar. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të dy palët duhet që të nënshkruajnë, nuk e kanë nënshkruar dhe është mbetur pezull, çdo bisedë që e kanë bërë sot është e kotë”.

    “Në këtë rast duhet që komisioni qeveritarë, grupi dialogues dhe komplet udhëheqësia e Kosovës duke e bërë një presion më të madh tekë ata që e kanë thirrur takimin, tekë ata të cilët po thonë se duhet që të zbatohet një marrëveshje me ta duhet që të kenë punë dhe të na dhurojnë një përgjigje të saktë”, tha ai.

    Bashkimi Evropian ka publikuar përmbajtjen e aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh në mes të Kosovës dhe Serbisë në të cilën thuhet që: Palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.