×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzim i Ligjit për Këshillin Prokurorial, Beqa kërkon përgjegjësi

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi i këtij ligji është rrëzim i tendencës së pushtetit për të kapur sistemin e drejtësisë.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hajdar Beqa, në “Lajmet e Fundit” në RTK, tha se rrëzimi i këtij ligji nga Kushtetuesja është një lajm i mirë për demokracinë, pasi tregon se pushtetet janë të ndara.

    “Unë si anëtar i anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit kam kundërshtua edhe më herët miratimin e këtij ligji, sipas tentativës së ministres së Drejtësisë, për të miratuar diçka që e dëmton sistemin e Drejtësisë”, tha Beqa.

    Sipas tij, forma me të cilën parti në pushtet ka dashur të shtijën në duar sistemin e drejtësisë ka qenë e gabuar. “Pas kësaj lajthitje nga ana e ministres së Drejtësisë, kryeministri duhet të kërkojë përgjegjësi. Qëllimi i shkeljes së ligjit, nga ana e ministres, ka qene kapja e sistemit të drejtësisë emërimi i prokurorëve sipas dëshirës së partisë në pushtet”, tha Beqa.

    Edhe Ligji për formimin e Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme gjithashtu është dërguar në Kushtetuese dhe Beqa thotë se edhe për këtë ai dhe opozita kanë kundërshtuar, sepse ka shumë shkelja. Ai është optimist se edhe ky ligj do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetues.

    Beqa kërkon përgjegjësi për këto dështime të ministres së Ministrisë së Drejtësisë, sepse miratimi i njëanshëm i këtyre ligjeve dhe rrëzimi nga Kushtetuese ka kosto, prandaj, sipas tij kryeministri duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e Drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka vullnet politik për t’i çuar përpara...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar zyrtarin e lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan. Krasniqi tha se...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Lajme13 Korrik 2025
    “Cirku i Republikës së Kosovës. Institucionet jofunksionale = qytetarë të pambrojtur. Shteti në pauzë”. Kështu shkroi Instituti Demokratik i Kosovës pasi për...
    Lajme13 Korrik 2025
    Richard Grenell, emisar i Donald Trump për misione të posaçme tha se Vjosa Osmani po i manipulon fjalët e presidentit amerikan, pasi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se edhe sot deputetët u mblodhën në Kuvend për skenarin e njëjtit të partisë së parë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.