×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia zbulon fermën e bandës shqiptare që e përdorte për të kultivuar marihuanë në Spanjë

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Policia spanjolle ka vënë në pranga tre të rinj shqiptarë, të moshës 35, 32 dhe 19 vjeç për një plantacion droge.

    Ngjarjet datojnë në shkurtin e kaluar, ku pas kryerjes së hetimeve, agjentët lokalizuan fermën, e cila përbëhej nga dy ndërtesa të mëdha prej më shumë se 2000 metra katrorë  të cilat trafikantët i kishin reformuar për t’i përdorur ekskluzivisht për marijuanë, ku dhe banonin tre shqiptarët.

    Mediat spanjolle raportojnë se njëra prej shtëpive, në pjesën e sipërme të saj, i kishte gjithmonë dyert dhe dritaret e hapura, pavarësisht nga temperaturat e ulëta tipike të stinës së dimrit. Përveç kësaj, dikush qëndronte gjithmonë brenda si masë sigurie dhe kishin disa qen që mund të lajmëronin në rast se një person i panjohur i afrohej fermës.

    Për shkak të dyshimeve se personat mund të mbanin armë zjarri, kanë ndërhyrë disa grupe operacionale.

    Në momentin e hyrjes në shtëpi është arrestuar një nga autorët e dyshuar, i cili është pikasu nga kontrolli në ajër, pasi ka tentuar që të arratiset nga çatia.

    Policia ka sekuestruae1896bimë marijuhane gati për t’u mbledhur, si dhe rreth 60 kilogramë marijuanë e thatë, e paketuar dhe gati për shitje, e cila ndodhej brenda njërës prej shtëpive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të Zi dhe Qendrës Kombëtare Kineze të Superkompjuterëve...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Situata humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar rëndë, duke goditur veçanërisht fëmijët. Sipas Kombeve të Bashkuara, një në pesë fëmijë në...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Legjenda e mundjes, Hulk Hogan, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Hogan, i lindur Terry Gene Bollea, u gjet i vdekur...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 24.07.2025 Mot ekstrem i nxehtë po parashihet ditëve të ardhshme të mbretëroj në vendin tonë. Ditën e premtë...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU. Fazliu është stolisur...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Legjenda e mundjes, Hulk Hogan, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Hogan, i lindur Terry Gene Bollea, u gjet i vdekur...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit dhe njëherësh udhëheqës i degës së PDK-së në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas zhvillimeve të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Eugen Cakolli nga KDI deklaroi se pas afatit 30-ditor, Kuvendi nuk ka më legjitimitet. “E vetmja gjë e qartë është që pas...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.