×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi bosi i kriptomonedhave

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Autoritetet në Malin e Zi kanë arrestuar bosin e kriptomonedhave, Do Kwon, i cili ka shkaktuar një dëm prej 40 miliardë dollarësh, shkruan BBC.

    Do Kwon është një ndër personat më të kërkuar dhe në Shtetet e Bashkuara pasi së bashku me kompaninë e tij Terraform Labs orkestroi një mashtrim miliarda dollarësh me monedhat virtuale.

    Në shtator autoritetet koreano-jugore nxorën një urdhër-arresti për Kwon nën akuzën se kompania e tij kishte shkelur rregullat e tregut. Më herët mendohet se ai fshihej në Serbi dhe Seuli dërgoi zyrtarë në Beograd për të negociuar arrestimin e tij, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie ekstradimi.

    Ndërkohë që Kwon mohonte të ishte në arrati, teksa nuk e tregonte vendndodhjen.

    Lajmi për arrestimin e tij u dha nga ministri malazez i Brendshëm, Filip Adziç, i cili deklaroi se një ndër personat më të kërkuar në botë u kap në aeroportin e Podgoricës.

    Adziç shton se i dyshuar po përpiqej të udhëtonte me identitet të rremë dhe dokumente false. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, autoritetet koreane konfirmuan se bëhej fjalë pikërisht për Kwon, pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve.

    Ende nuk dihet si do të vijojnë procedurat pasi edhe Mali i Zi nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara apo Korenë e Jugut./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat. Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.