×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat kundër pirjes së duhanit, shqiptohen 160 gjoba për shkelësit

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Me 16 Shkurt të këtij vitit ministri i Bujqësisë, Faton Peci,  ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

    Ministri pati njoftuar se ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren.

    Front Online ka kontaktuar zyrtarin për Informim në AUV, Lamir Thaçin, për ta pyetur se a po gjen zbatim kërkesa e ministrit Peci.

    Thaçi tha se janë realizuar 816 inspektime ku janë hasur 160 raste të shkeljes së ligjit.

    Ai ka bërë të ditur edhe shumën e gjobave që personat do të gjobitën në rast se nuk respektojnë ligjin.

    “Gjoba për qytetarët është 50 euro, për personat përgjegjës është 800 euro ndërsa për persona juridik është 3 mijë euro. Nga dita e enjte deri me tani janë raportuar rreth 816 inspektime ku në 160 prej tyre janë shqiptuar masa sanksionuese të përcaktuara me ligj”, u shpreh Thaçi për Front Online.

    Zyrtari nga AUV-i tha se thirrja e ministrit Peci për respektim të ligjit për duhanin, ka dhënë efekt.

    Ai thotë se ekipet e inspektoratit sanitar kanë prioritet mbikëqyrjen e këtij ligji në hapësirat e mbyllura.

     “Ka ngritje të nivelit të respektimit të ligjit. Jemi duke pranuar komente se janë duke e  mirëpritur masa e gjerë. Po ashtu thirrja e  komunikuar nga  Ministri se toleranca do të jetë zero ndaj secilit shkelës qe haset në inspektim. Ka dhen efektin,  duke i bere me dije se shkelësit nuk do të sanksionohen”, deklaroi Thaçi.

    Thaçi tha se AUV-i është duke u përballuar me kapacitete të kufizuara të inspektorëve.

    “AUV, ka kapacitete të kufizuara me inspektorë në të gjitha sektorët,  tani e një kohë të gjatë. Jemi në pritje të organizimeve të inspektorëve sipas ligjeve të reja. Gjatë kësaj kohë dhe po sa të përfundojë do të dimë saktë edhe numrin e inspektorëve qe do të angazhohen në kuadër të AUV-së sipas sektorëve”, theksoi Thaçi për Front Online.

    Ndryshe, ministri i Bujqësisë ka deklaruar se  në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin. Ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.