×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Orban: Nëse Putin shkel në Hungari, nuk do ta arrestojmë

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Një urdhër-arresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që do të thotë se presidenti rus do të arrestohet nëse ai shkel në ndonjë shtet anëtar të ICC.

    Por Hungaria ka thënë se nuk do ta arrestonte Putin. Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban tha se urdhri nuk ka asnjë bazë ligjore në Hungari.

    “Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus, pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari,” tha Gergely Gulyas në një konferencë.

    “Këto vendime nuk janë më të mirat pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv,” tha ai.

    Hungaria nënshkroi dhe ratifikoi Statutin e Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), por Gulyas tha se kjo nuk ishte përfshirë në sistemin ligjor hungarez.

    Putin është vetëm presidenti i tretë në detyrë që i është lëshuar një urdhër-arresti nga ICC, por nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti në gjykatë.

    Ai është akuzuar për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.