×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon ofertën që i bëri Vuçiqit në Ohër

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjatë bisedimeve që ka pasur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i interesuar që qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të kënaqur me punën e tij, pa dallim etnie.

    Kurti, mes tjerash, tha se në tavolinën e bisedimeve në Ohër pat një ofertë për Vuçiqin, të cilën e konsideron si ofertë bujare por që nuk pati dakordim, njofton Klankosova.tv.

    Kurti tha se për Vuçiqin në tavolinë pati një ofertë të bazuar mbi tri shtylla, por që e njëjta u refuzua ashpër.

    “Sa i përket menaxhimit të komunitetit serb në njërën anë dhe në anën tjetër këto marrëveshjet që i kemi trashëguar që janë shkelur nga vetë Serbia, unë kam bërë një ofertë konkrete duke thënë që nëse pala serbe është dakord që të pranojë le të themi tri shtylla bazike, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar me 23 dhjetor 2015 dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe Washingtonit mbi atë se çka përafërsisht është apo s’është asociacioni unë ju kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin e propozimit. Mirëpo, duhet të pajtohemi fillimisht me premisën – nuk ka pasur dakordim që të përfillen këto tri shtylla”.

    “Me këto tri shtylla unë kam thënë se ua sjell statusin si draft të shkruar nesër në mëngjes, këtë jua kam thënë në pasditen e 18 marsit në takimin trelateral dhe është refuzuar, bile jo vetëm që u refuzua por në ato momente u tha që nuk paskemi çfarë të diskutojmë më shumë dhe mund të ngrihemi nga ky takim”.

    “Ishte refuzim shumë i ashpër i ofertës që nëse do të pranohej si premisë do të merrja barrën që të nesërmen në mëngjes t’i vazhdojmë bisedimet ku unë do ta sjell në tavolinë propozimin. Por, premisat s’u respektuan” tha Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka lëshuar një apel për qytetarët e Kosovës, duke u kërkuar...
    Lajme23 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në...
    Lajme23 Korrik 2025
    Katër persona janë prangosur sot gjatë një aksioni të hetuesve të krimeve ekonomike të zhvilluar në Gjakovë. Zyrtarët komunalë, u arrestuan nën...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën në rigjykimin e rastit të njohur si “53-milionëshi”, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri,...
    Lajme23 Korrik 2025
    Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm në Pejë, duke bërë të ditur se janë arrestuar katër persona të...
    Kronika23 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndalur dy shoferë që po zhvillon gara shpejtësie në Shtime. Shoferi me inicialet E.B. (19...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Një aksident fatal ka ndodhur në Brescia të Italisë. Siç raporton Blick, një aeroplan i vogël u rrëzua mbi një autostradë të...
    Lajme23 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur sot për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u përplasë me kryesuesin e...
    Lajme23 Korrik 2025
    Gjykata Supreme më 15 korrik, e ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.