×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, Lajçakut: S’bën të barazohet fjala “komunitet” me “Asociacion”

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje tha se “ Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

    Kurti tha se nuk bën të barazohet fjala “komunitet me fjalën komunë apo Asociacion”, duke  shtuar se nuk janë e njëjta gjë.

    “Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet “një nivel adekuatë i vetmenaxhimit të komunitetit serb”. Thuhet “komuniteti serb”, jo “komunat”. Komuniteti nuk është kategori territoriale, e komunat janë njësi territoriale, pra nuk është e njëjta gjë”.

    “Unë e kuptoj që nuk janë krejtësisht të ndryshme, por nuk janë e njëjta gjë. E kam thënë në kuvend se nga pikëpamja ime, kur themi “komuniteti serb”, atëherë automatikisht shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas KiE-së. Kjo është platforma në të cilin kuptohet edhe angazhohemi për komunitetet”, është shprehur Kurti.

    Tutje, ai tha se nuk i mohon dy marrëveshjet e kaluara, atë të 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit të vitit 2015, por sipas tij, të dy ato marrëveshje janë shumë të cenuara.

    “Marrëveshja e parë, është cenuar nga vetë presidenti i Serbisë që i ka dhënë urdhër strukturave serbe për inkuadrim në sistemin e Kosovës e më pas dorëheqje kolektive. Kjo është shkelje e marrëveshjes së 19 prillit 2013. Pra, marrëveshja e vitit 2013 nuk e mohojmë që ekziston, por konstatojmë që është shkelur nga Serbia”.

    “Tjetra, marrëveshja e vitit 2015 s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese në 23 nene në të gjithë kapitujt e asaj marrëveshjeje”, tha Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, ka folur lidhur me zhvillimet më të fundit në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit,...
    Sport11 Korrik 2025
    Përfaqësuesja e Kosovës në beach volley U20 ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Greqisë 2, në kuadër të fazës së parë kualifikuese...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e zëvendëskryeministret, Donika Gërvalla dhe Emilja Rexhepi, kanë marrë pjesë në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kandidimi i...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka mbërritur në San Antonio të Teksasit. Ai zbriti nga avioni Air Force One me bashkëshorten e...
    Vip11 Korrik 2025
    Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory. Bëhet fjalë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.