×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

    FrontOnline
    22 Mars 2023

    Nga viti 2021 më shumë se 5 mijë punëtorë janë formalizuar si të rregullt, ndërsa numri i atyre pa kontrata vazhdon të jetë i lartë. Vitin e kaluar, ATK-ja ka identifikuar 4 mijë punëtorë.

    Kështu tha drejtori i Adminsitratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. Gjatë diskutimit të organizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS me temën “formalizimi i punësimit”, Murtezaj tha se institucioni që ai e drejton është lidere në Ballkani Perëndimor sa i përket rritjes së të hyrave tatimore.

    “ATK-ja si institucion është një prej institucione që çdo ditë po tregon që është lidere prej institucioneve edhe në rajon. Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka pasqyruar se ATK është lidere në Ballkani Perëndimor në rritjen e të  hyrave tatimore në vitet 2020-2022. Këto të hyra i atribuohen rritjes së formalizmit dhe pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen ekonomike. Për punësimin joformal, ne kemi përgatitë planin e veprimit ose  projekte të veçanta për trajtimin e këtij fenomeni”, tha ai.

    “Nga fundi i vitit 2021 ka filluar ky projekt dhe vazhdon edhe sot, dhe si rezultat i saj vetëm periudhën e zbatimit të këtij projekti diku mbi 5 mijë e 200 punëtorë të formalizuar. Vetëm vitin e kaluar i kemi mbi 4 mije e 130 punëtorë të identifikuar nga ATK si punëtor pa kontrata. Nëse e shohim trendin e numrit të punësuarve që raportojnë në ATK shihet se diku nëpër vite kemi mesataren rreth 20 mijë punëtorë që janë të raportuar në ATK. Kjo tregon që jemi në një trend të mirë”, tha ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e saj për fluksin në pikat e kalimit kufitar. Bazuar në këto të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit, pasi është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më nga uji. Lajmin e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditët e fundit, kjo javë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik, do të karakterizohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka intensifikuar veprimet hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve dhe ndëshkimin e autorëve, duke vijuar në terren bashkëpunimin...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person dyshohet se ka vdekur, pasi është hedhur nga ura në Liqenin artificial të Ujamnit në veri të vendit. Shfi i operativës...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
      Zvicra është alarmuar nga rritja e kontabandës së cigareve. Veç vitin e kaluar, në tregun e atjeshëm raportohet se kanë hyrë...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Shqipëria është përballur me vatra të shumta zjarri gjatë ditëve të nxehta të verës. Por, sipas policisë, zjarret nuk po vijnë vetëm...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi...
    Lajme27 Korrik 2025
    Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Hasan Isufi. Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.